RENDITJA E SUPERIORES/ Skuadrat ndahen në tre grupe, ja si është situata pas ndeshjeve të javës së 13-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2024 | 19:24

RENDITJA E SUPERIORES/ Skuadrat ndahen në tre grupe, ja si është situata pas ndeshjeve të javës së 13-të

Ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore, kanë dhuruar tablonë e plotë për renditjen pas javës së 13-të të kampionatit, ku tashmë janë krijuar tre grupime të ndryshme skuadrash.

superiore renditja

Grupi i parë është ai nga Partizani i vendit të parë, te Dinamo e vendit të katërt që është përmbledhur në katër pikë.

Më pas vjen grupi ndjekës i katërshe së parë, me Teutën e Elbasanin që kanë nga 17 pikë, pasi verdheblutë sot nuk ia dolën t’i afroheshin më shumë grupit të kreut në barazimin ndaj Laçit.

Kurse Laçi vazhdon serinë pozitive që e ka larguar nga vendi i fundit, por mbetet në grupin e ekipeve që janë në luftën për mbijetesë, me Tiranën, Skënderbeun e Bylisin që janë të gjitha të përfshira në tre pikë mes tyre.

JAVA 13

Të shtunën

Egnatia-Vllaznia 1-1

Dinamo-Partizani 1-2

Teuta-Skënderbeu 1-1

Të dielën

Laçi-Elbasani 1-1

Tirana-Bylis 4-0

sdfdsfdsfdsfdsfsdfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"