RENDITJA, KATEGORIA E DYTË GRUPI B/ Skuadrat pretendente nuk falin, rivalitet i ashpër për mbijetesën. Si ndryshon tabela pas javës së 11-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2025 | 20:33

RENDITJA, KATEGORIA E DYTË GRUPI B/ Skuadrat pretendente nuk falin, rivalitet i ashpër për mbijetesën. Si ndryshon tabela pas javës së 11-të

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 11-të të Grupit B në Kategorinë e Dytë, të cilat prodhuan 11 gola. Tre skuadrat pretendente, Luftëtari, Oriku dhe Devolli, nuk falën duke arkivuar 3 pikë të arta në këtë start të fazës së dytë.

luftetari

Respektivisht Luftëtari mposhti Tomorin 0-1, ndërkohë që Oriku dhe Devolli bënë detyrën në shtëpi ndaj Këlcyrës dhe Turbinës, me shifrat 2 me 1 dhe 1 me 0. 

Në përballjet e tjera, Delvina mposhti Butrintin në derbi me shifrat 2 me 0, ndërsa Memaliaj arriti të merrte një pikë në transfertë ndaj Shkumbinit.  

Pritet rivalitet i ashpër deri në javët e fundit, teksa diferenca mes Luftëtarit kryesues dhe Orikut është vetëm 2 pikë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fundin e tabelës, ku Memaliaj ndodhet në vendin e 11-të me 4 pikë, dy më pak se Këlcyra e vendit të 10 dhe 3 më pak se Turbina e vendit të 9. 

Vlen të theksohet fakti se në Kategorinë e Dytë, një skuadër bie direkt, ndërsa vendi i parafundit shkon në “Play Out”.  

Grupi B

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"