Postuar: Dhjetor 15, 2024 | 18:44
RENDITJA/ “Nëndetësja” del në sipërfaqe, garë e “çmendur” për fundin e tabelës dhe kreun. Situata pas gjysmës së kampionatit
Janë mbyllur sot 18 javë të Superiores, që përkthehen në gjysmën e kampionatit. Teuta mposhti Egnatian në shtëpi, ndërsa Skënderbeu dhe Bylis u ndanë në barazim.
Dinamo me Ilir Dajën merr për herë të parë kreun e Superiores. Dinamovitët kanë po aq pikë sa Vllaznia, por avantazhin e ndeshjeve direkt.
Gara është e “çmendur” si për kreun dhe për fundin e tabelës. Kjo pas 1 pikë e ndan Egnatian e vendit të katërt me Dinamon.
Në anën tjetër fundi i tabelës po dhuron po ashtu spektakël. Tre pikë larg është Skënderbeu që mbyll renditjen me Tiranën, që qëndron jashtë “zonës së ftohtë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"