RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES/ Barazimet u bëhen makth Tiranës dhe Partizanit, si ndryshon tabela pas 2 ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 23:14

RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES/ Barazimet u bëhen makth Tiranës dhe Partizanit, si ndryshon tabela pas 2 ndeshjeve të sotme

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Skënderbeut mposhti Laçin me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat. Me këtë triumf, korçarët e Gvozdenoviç u ngjitën në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë kurbinasit e Cungut, mbyllin tabelën me 3 pikë në 6 javë. 

Superiore

Ndërkohë mbrëmja kulmoi me derbin Partizani-Tirana që u mbyll në barazim pa gola. Duket se barazimet janë kthyer në një makth për dy skuadrat e kryeqytetit. Bardheblutë kanë regjistruar 6 barazime në 6 javë, ndërsa për “Demat e Kuq”, ishte barazimi i tretë radhazi. 

Java e gjashtë mbyllet ditën e diel me 3 duelet Vllaznia-Bylis, Elbasani-Egnatia dhe Teuta-Dinamo.  

Standings provided by Sofascore

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"