Postuar: Shtator 18, 2023 | 19:49
RENDITJA/ Tre skuadra në krye me pikë të barabarta, Flamurtari në krizë. Ja situata në Kategorinë e Parë pas javës së tretë
Kategoria e Parë mbylli javën e tretë, me dy sfidat e fundit që u luajtën ditën e sotme.
Pas kësaj jave duket se situata ka ndryshuar disi, me tre skuadra që udhëheqin kampionatin me 7 pikë. Bëhet fjalë për Apoloninë, Elbasanin dhe Bylisin, teksa ndiqen nga Vora.
Zonën “play-off” e kompletojnë Tomori me Besën, teksa Flamurtari ndodhet në krizë me vetëm dy pikë të grumbulluara.
Në zonën e rënies ndodhen Lushnja dhe Burreli, teksa në “play-out” deri tani shkojnë Korabi dhe Luzi.
REZULTATET JAVA III
E DIEL (17.09.2023)
APOLONIA 1-1 BESA
BYLIS 1-1 TOMORI
KASTRIOTI 0-0 FLAMURTARI
LUZI 0-0 KORABI
E HËNË (18.09.2023)
LUSHNJA 0-1 ELBASANI
VORA 3-1 BURRELI
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"