Rezerva për rinovimin dhe sjelljen, sa dyshime për Teo Hernandezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 12:41

Rezerva për rinovimin dhe sjelljen, sa dyshime për Teo Hernandezin

Në verë Zlatan Ibrahimoviç fliste për një vijimësi të karrierës së Teo Hernandezit te Milani, edhe përtej 30 qershorit 2026, që është edhe data e skadencës së kontratës së francezit.teo hernandezPak ditë pas asaj deklarate, lojtari shfaqej dyshues duke na kujtuar se futbolli ka të papritura. Ndërkohë, jo më larg se fundjavën e kaluar, menaxheri i Teos deklaroi se kishte 4 muaj pa folur me dikë nga klubi për rinovimin që nuk është aspak temë aktuale te Milani. Akoma më i pavërtetë fakti se lojtari kërkon 8 milionë euro, një shifër që dukshëm e nxjerr keq te dashamirësit kuqezi.

Kartoni i kuq i Firences dhe penalltia “e vjedhur” e më pas e humbur, thellon hendekun mes mëngjarashit dhe Milanit, ndaj do të duhet një kthesë e shpejtë. Pa mundur në kampionat ku do të mungojë për dy ndeshje, Hernandez do të duhet të japë përgjigjet e tij në fushë, ndaj Bryzhit në Champions. Ky të paktën duket të jetë ultimatumi që futbollisti ka marrë së fundmi.

NË MUNGESË – Teo Hernandez nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet kundër Udinezes dhe Bolonjës. Francezi do të jetë kështu i freskët dhe i disponueshëm për ndeshjen kundër Bryzhit të martën e ardhshme në Champions. Në Serie A, megjithatë, trajneri portugez do të duhet të gjejë kundërmasa dhe të kuptojë se si të zëvendësojë numrin 19. Ai ka tre zgjidhje. Është Terraçiano me precedentët e tij: në një nga dy herët e tjera që Teo nuk e nisi nga fillimi, ish-lojtari i Veronës ishte titullar(në rastin tjetër Salmakers që sot është te Roma). Fpmsela mund të gjejë zgjidhje tek ekipi U-23 ku njërit mes Aleks Himenez dhe Davide Bartezagit mund t’i jepet hapësirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"