Rezultatet/ Mundja kuqezi shkëlqen në Kampionatin Ballkanik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2024 | 16:30

Rezultatet/ Mundja kuqezi shkëlqen në Kampionatin Ballkanik

Shqipëria ka mbyllur konkurrimin e saj na Kampionatin Ballkanik të Mundjes, aktivitet që u mbajt në Maqedoninë e Veriut nga data 3 deri më 6 tetor. Kombëtarja kuqezi shënoi rezultate shumë të mira në këtë kompeticion. Federata Shqiptare e Mundjes njofton se Andi Muça, Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi bënë paraqitje të shkëlqyera, duke zënë vende të para.

mundja

Xhord Gjoni dhe Klevis Preçi u renditën vendin e tretë, ndërsa Klevis Koçeku u klasifikua i pesti. Paraqitje të shkëlqyera u shënuan edhe në radhët e vajzave, teksa Erglena Domi u shpall kampione për moshat U-15, ndërsa Kleona Shabani u rendit në vendin e tretë për kategorinë U-20.

Theksojmë që ky ka qenë një vit me rezultate të jashtëzakonshme për sportin e mundjes. Përveç medaljeve në kompeticione të ndryshme ndërkombëtare, për herë të parë në historinë e saj Shqipëria fitoi medalje olimpike, teksa Chermen Valiev dhe Islam Dudaev morën bronz në “Paris 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"