“Rezultati nuk pasqyron atë që ndodhi në fushë”, Ançeloti i keqardhur: Ishte lojë e barabartë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 0:05

“Rezultati nuk pasqyron atë që ndodhi në fushë”, Ançeloti i keqardhur: Ishte lojë e barabartë…

Reali i Madridit përjetoi një disfatë shumë të hidhur në shtëpi, teksa u mposht nga Barcelona me rezultatin 0-4 në duelin e vlefshëm për La Ligën, që e thellon diferencën me katalanasit në 6 pikë.  

anceloti

Tekniku italian i Realit, Karlo Ançeloti analizoi këtë humbje, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes u shpreh: 

Ishte një lojë e barabartë, kishim mundësi dhe mundëm të shënonim, na mungonte suksesi. Mund të kishim përfituar, por kur shënuan, e bënë dy herë dhe na hoqën të gjithë energjinë. 

Mbape pati 3-4 mundësi të cilat nuk i shfrytëzoi dot. Problem me pankinën e Barçës? Ishte me asistentin e Flik, i cili nuk ishte zotëri, duke festuar golin drejt pankinës sonë dhe Flik na dha të drejtë. 

Rezultati nuk pasqyron atë që ndodhi në fushë. Deri në momentin e shënimit të golit, ne kishim me shumë mundësi se Barcelona.  

Mund të mësosh nga një humbje, pak autokritikë është thelbësore. Por ajo që nuk duhet të bëjmë është të hedhim gjithçka poshtë, sepse pjesa e parë e skuadrës ka qenë e mirë. Rezultati rëndon sepse rrezikuam, por humbja e sotme është ndryshe nga ajo ndaj Lilës. 

Disfata më ka shqetësuar dhe duhet të ngrihemi. Duhet të vazhdojmë të garojmë dhe të luftojmë, siç bëmë pas humbjes në derbin e vitit të kaluar. Nuk do të jemi shumë larg sezonit të kaluar. 

Unë insistoj që në pjesën e parë luajtëm mirë. Problemi është se kur pëson dy gola rrezikon dhe e bën kundër një ekipi që është shumë i mirë dhe që është më i rrezikshëm se normalisht, nuk ishte vetëm një problem taktik, por edhe psikologjik”, deklaroi Ançeloti.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"