Rikthehen disa të dëmtuar te Vllaznia, por edhe kundër Tiranës me mungesa
Vllaznia i është rikthyer fushës së stërvitjes që më 2 janar, pas 3 ditëve pushim për festat e fundvitit. Ajo që ngroh në kampin shkodran kë të bëjë me rikuperimin e disa futbollistëve, të cilëve kanë pasur probleme fizike në fundin e 2024-ës.
Kujtojmë që për ndeshjen e fundit me Partizanin Vllaznia kishte 10 mungesa për shkak të dëmtimeve. Lojtarë si Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Deliu dhe Spahija duket se i kanë lënë pas lëndimet dhe po stërviten me grupin, duke qenë në dispozicion të stafit teknik.
Pritet që edhe mesfushorët Krymi dhe Qato, edhe ata të dëmtuar, të kthehen shpejt pranë ekipit. Ata që ende nuk janë të gatshëm janë portieri Qarri dhe sulmuesit Gruda e Matouti. Shkodranët kanë filluar përgatitjet për ndeshjen me Tiranën, që luhet në fundjavë dhe deri atëherë do të shihet më qartë edhe gjendja e Repajt dhe Mensah, dy lojtarëve të afruar së fundi në skuadër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"