Rikthehen të pezulluarit, si pritet të rreshtohet Tirana kundër Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2025 | 9:00

Rikthehen të pezulluarit, si pritet të rreshtohet Tirana kundër Bylisit

Gugash Magani ka gati formacionin për ndeshjen me Bylisin. Trajneri pritet të mos bëjë shumë ndryshime në 11-shen që do ta nisë nga minuta e parë.TIRANANë ekipin e parë do të kthehen Soler dhe Kola. Janë do të jenë Mici e Ismajli që zëvendësohen kokë më kokë. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë me Selmanin në portë, më pas Haxhiu, Kola, Dembele, Përgjoni, Meta, Marku, Soler, Abah, Ndreca dhe risia është Ernest.

Tirana tani është në një zonë të rrezikshme 16 javët e mbetura janë shumë të rrezikshme, ashtu si edhe sfida e Kupës së Shqipërisë me Bylisin. Duke mos menduar gjatë për 16 javë, Tirana ka pesë ndeshje “ferri” që duhet t’i kalojë, në të kundërt, seriozisht janë shumë të rrezikuar për të qëndruar në kategori.

Së pari, duhet të kalojë Bylisin në Kupën e Shqipërisë. Më pas në fundjavë pret Egnatian. Një ndeshje që duhet ta fitojë me doemos. Më pas situata transferohet në Ballsh sërish me Bylisin këtë herë në kampionat. Një ndeshje ku gabimi nuk lejohet. Më pas janë edhe Elbasani e Partizani, dy ekipe ku bardheblutë duhet të marrin pikë.TRPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"