Rikthehet Ermal Meta, dilema ka vetëm sulm/ Si pritet të rreshtohet Tirana e Bledi Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 14:00

Rikthehet Ermal Meta, dilema ka vetëm sulm/ Si pritet të rreshtohet Tirana e Bledi Shkëmbit

Bledi Shkëmbi do të ndryshojë disa futbollistë për takimin me Vllazninë në Shkodër. Ekipi mund të ketë një rotacion në krahun e djathtë me Haxhiun që mund ta nisë nga minuta e parë. Meta do të jetë pjesë e skuadrës pas shqetësimeve që ka pasur.

Shkembi Tirana

Ai me shumë mundësi do të jetë në vend të Tolës. Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon nga sfida me Laçin. Ndeshjen e nis Selmani, më pas Isuf, Kola, Mici, Ismaili, Meta, Soler, Jonuzi, Haxhiu, Bajroviç dhe Prengaj. Me shumë mundësi Tirana do të luajë me skemën 4-3-3, që përkthehet në disa lëvizje.

Haxhiu që sezonin e shkuar ishte titullar pritet të luajë nga minuta e parë, ndonëse Shkëmbi pëlqen Abah. Pas stërvitjes së ditës së shtunë, ekipi do të udhëtojë drejt Shkodrës dhe një ditë më pas do të jetë në fushën e lojës për klasiken nr. 201.

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"