Rikthehet Kastrioti, ja pse futbollistët e Burrelit u “ngujuan” në pushim të ndeshjes në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 15:12

Rikthehet Kastrioti, ja pse futbollistët e Burrelit u “ngujuan” në pushim të ndeshjes në dhomat e zhveshjes

Kastrioti është rikthyer te fitorja në javën e pestë, ku në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës ka mposhtur Burrelin në shifrat 2-1. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, ku në fund matjanët kanë pësuar humbjen e parë në kampionat.kastrioti burreliPjesa e parë ka qenë nën komandën e krutanëve, që shënuan edhe dy gola. Fillimisht shënoi Bershia dhe më pas Ajazi. Në pjesën e dytë ka ndryshuar pamje, me matjanët që kapin veten dhe shkurtojnë diferencën me Xhakaj në fund.

Pjesa e parë- Fillimi rezultoi i qetë, por me kalimin e minutave Kastrioti e përqendron lojën në mesfushën mike. Loja vjen duke u ashpërsuar nga të dy ekipet, por krutanët kanë rastet për shënim. Në minutën e 12-të, gjyqtari Alla nxjerr tre kartonë të verdhë, një për Ymerin e Kastriotit e Osikel të Burrelit, por edhe për trajneri Bubeqi për protestë. Në minutën e 19-të Kastrioti kalon në avantazh me Berishën, i cili i vetëm më portierin shënon dhe 1-0 për Kastriotin. Matjanët nuk reagojnë pas golit, por përballen me rastet  vendasve që kërkojnë dyfishimin, që vjen në minutën e 37-të. Hoxha pason te Kuka, i cili godet fuqishëm nga 30 metra drejt portës mike dhe aty Ajazi kërcen bukur më kokë duke e devijuar në rrjetë dhe 2-0. Matjanët zgjohen në minutën e 39-të me një aksion të rrezikshëm që nuk vlen pasi gjyqtari Alla ka konstatuar se sulmuesi matjan ka tërhequr topin me dorë. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 2-0.

Protesta e matjanëve- Fraksioni dytë nis me 5 minuta vonesë edhe pse gjyqtarët dhe ekipi i Kastriotit kishin dalë në fushën e lojës. Gjithsesi ekipi matjan nuk dukej në horizont, me përjashtim të trajnerit Bicaj dhe administratorit Lleshaj. Nuk po kuptohej se çfarë po ndodhte në dhomat e zhveshjes ku ishin “ngujuar” futbollistët e Burrelit. Për gazetarët e pranishëm në stadium, fillimisht u tha se është këputur brava e derës dhe ajo nuk mund të hapet. Por, më vonë u pa të komunikojë me lojtarët nga jashtë dhomës trajneri Bicaj dhe zyrtari Lleshaj, që lojtarët të mos qëndronin të dilnin nga dhoma për fillimin e pjesës së dytë. Mësohet se ngujimi i lojtarëve të Burrelit ishte në shenjë revolte për gjykimin e ndeshjes, pasi ishin të pakënaqur me vendimet e kryesorit Laver Alla. Gjithsesi, Trajneri Bicaj dhe zyrtari Lleshaj i kanë bindur lojtarët që të dalin në fushë.

Pjesa e dytë-  Takimi rifillon me Burrelin në sulm, ndërkohë Kastrioti u tërhoq në administrim të dy golave. Përpos rasateve të krijuara, matjanët e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e fundit, ku Xhakaj lëshoi një predhë nga distanca. Gjithçka mbyllet në shifrat 2-1.

KASTRIOTI – BURRELI 2-1

GOLAT: Berisha 19’, Ajazi 37’/ Xhaka 90’

Kastrioti: Puja, Krasniqi, Doseh, Musaj, Zuna, Moses (Qyra 61’), Kuka,  Hoxha (Agius 90’), Ymeri (Arapi 81’), Ajazi, Berisha (Hodo 80’); (Në dispozicion: Jaupllari, Xhafa, Kullaj, Kapllani, Bibaj). Trajner: Dorian Bubeqi

Burreli: Dani, Helio, Muriel, Shkalla, Xhakaj, Fetaj, Osikel (Paloka 63’) Ramos (Dushkaj 46’), Rrapi (Arango 46’), Hoti (Sinaj 46’), Farruku (Brajshore 87’);  (Në dispozicion: Dreshaj, Murra, Pjezraj, Pasmaçiu, Musolli). Trajner: Ditmar Bicaj

Kartonë të verdhë: Ymeri 12’, Bubeqi 12’(trajneri),  Krasniqi 73’, Zuna 90’/ Osikel 12’, Muriel 17’, Shkalla 54’, Arango 82’, Helio 90’

Gjyqtarë: L.Alla, M. Qose, M. Sina (Lushnjë)

Vëzhgues: Kridens Meta (Tiranë)

Delegat: Endri Hyka (Tiranë)

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"