Rikthimi i tretë nga dëmtimet këtë sezon, “buzëqesh” Barcelona pas 4 lajmeve të këqija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 17:36

Rikthimi i tretë nga dëmtimet këtë sezon, “buzëqesh” Barcelona pas 4 lajmeve të këqija

Barcelonës pritet t’i rikthehet Ronald Arajo në nëntor. Mbrojtësi i katalanasve është thuajse kompletësisht i rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Flik, pikërisht muajin e ardhshëm.

araujo dhe ter stegen

Ky do të jetë rikthimi i tretë nga dëmtimet për Barçën këtë sezon. Kujtojmë se më parë janë rikuperuar Ansu Fati dhe De Jong.

Në anën tjetër 4 ishin dëmtimet. Bernal, Fermin Lopez, Dani Olmo dhe Ter Shtegen nuk janë pak për Barcelonën, ndërsa as nuk bëhet fjalë për sezonin e parë ku dëmtimet shqetësojnë klubin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"