Rikthimi në Serinë A pas 4 vitesh, Mario Baloteli nuk i shpëton… ndëshkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2024 | 23:15

Rikthimi në Serinë A pas 4 vitesh, Mario Baloteli nuk i shpëton… ndëshkimit

Mario Baloteli, u rikthye të luajë në një ndeshje të Serisë A pas plot 4 vitesh. Sulmuesi italian u aktivizua në minutën e 86-të, në duelin ndaj Parmës, ku skuadra e tij Xhenoa triumfoi me rezultatin 0-1. 

balooo

Interesant është fakti se pas vetëm 6 minutash në fushë Baloteli u ndëshkua me karton të verdhë, më konkretisht në minutën 90+2’. Pavarësisht se vitet ikin, duket se Mario nuk ndryshon kurrë për sa i përket sjelljes së tij.  

Ndeshja e fundit që Baloteli ishte aktivizuar ishte 12 maji i vitit 2024, me fanellën e Adana Demirspor, ku e mbylli duke u ndëshkuar me karton të kuq.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"