Rilind sulmuesi argjentinas, një armë plus për mbrojtjen e titullit tek Interi
Sigurisht që do ta ketë menduar. Si skaramantik që është, i vëmendshëm ndaj rastësive, Simone Inzagi mund t’i ketë parashikuar ata gola të Korreas dhe i ka rikujtuar se si i shënoi në “jetën” e parë si zikaltër në vitin 2021.
Pikërisht aty kundër Veronës. Shumë shkëndija në zemrën e tifozëve zikaltër që në verën e 3 viteve më parë u dashuruan me djaloshin që në fakt erdhi në botën zikaltër 10 vite më parë për të bërë një provë, por u zhduk në tymnajën e Milanos.
RILINDJA- Korrea u riprezantua në Bentegodi me një humor ndryshe, sërish gri dhe me disa sezone të dyshimta mes Interit dhe Marsejës. Përpara sesa të rikthehej të luante dhe të shënonte kishte luajtur vetëm pak minuta. Golin e fundit në Serinë A e ka shënuar në vitin 2022.
Inzagi e kishte provuar gjatë gjithë javës në stërvitje dhe i dha besim pikërisht në qytetin e dashurisë, në një pasdite të shtune. Dhe goditi në shenjë. Sepse Hoakin Korrea sheh “Bentegodin” dhe shënon, ekzaltohet, shndërrohet në një kampion, jep 2 asiste dhe godet traversën në minutat e fundit. Një prej asisteve me finte dhe jo rastësi.
E ARDHMJA- Historia e Korreas është një manifestim rezistence. Në verë, në zyrat e klubit u diskutua shumë që të largohej me çdo mënyrë, por trajneri Inzagi vendosi ta mbante si sulmues të pestë edhe duke e përjashtuar nga lista e Champions-it. Përpara sesa të shënonte me Veronën ka luajtur vetëm 38 minuta mes Monzës, Udinezes dhe Romës. Por “Bentegodi” e bëri të rikthehej si 3 vite më parë. Por sigurisht që e ardhmja e tij nuk ndryshon, nëse nuk do të ketë befasi.
Do të largohet nga Interi dhe është në skadencë kontrate. Por sigurisht që në kampionat mund të jetë i vlefshëm këtë sezon. Trajneri Inzagi e takoi në fillimin e sezonit dhe e këshilloi që të stërvitej maksimalisht sepse herët a vonë do ta kishte mundësinë për të treguar vlerat e tij në fushën e lojës. Korrea u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. “Jam shumë i lumtur për golat dhe për gjithçka bëra. Shokët e skuadrës më kanë qëndruar afër dhe imagjinoni sa u lumturuan ata që unë shënova. Interi është si një familje e madhe dhe duhet që të vazhdojmë kështu. Kampionati është i fortë. Arritëm të fitonim një ndeshje të rëndësishme dhe kjo ka rëndësi”, përfundoi pas ndeshjes Korrea.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"