Rimer debuton kundër Spanjës, trajneri i Danimarkës: Një finale
Në Kopenhagën të gjithë gati për një finale të madhe kundër Spanjës. Duke nisur që nga trajneri Brajan Riemer, i cili do të bëjë debutimin e tij në krye të nordikëve kundër “La Roja”-s.
Më vështirë nuk kishte. Megjithatë, tekniku i Danimarkës mendon pozitivisht dhe ka shtyrë ekipin të luajë ndeshjen e jetës, pasi me një fitore kundër Spanjës do të garantonte një vend në çerekfinalet e Ligës së Kombeve pa pasur nevojë të shohë rezultatin mes Zvicrës dhe Serbisë.
Duke folur për mediat daneze para ndeshjes, ai tha: “Përballemi me një ekip që nuk e kemi mundur që nga viti 1993. Nuk mund të imagjinoj një debutim më të mirë se të mposhtim Spanjën, është një mundësi fantastike. Shpresoj që t’i japim fund këtij rekordi negativ”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"