Ringjallja e serbit Dushan Vlahoviç, si sulmuesi u rikthye në majë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 21:09

Ringjallja e serbit Dushan Vlahoviç, si sulmuesi u rikthye në majë

Mota i kërkoi të qëndronte i qetë, edhe kur të gjithë vendosën ta sulmonin sepse nuk po arrinte dot të gjente rrugën e rrjetës prej 4 ndeshjeve radhazi. Po flasim për Dushan Vlahoviç, i cili në dy ndeshjet e fundit ka bërë që të heshti çdo kritik ndaj tij.

VLAHOVIC

Me dy dygolësha radhazi, sulmuesi serb është kthyer në “liderin pozitiv të Juves”, ashtu siç ka thënë vetë Mota në intervistat e fundit. Por golat edhe pse janë detyra kryesore e tij nuk janë gjëja e vetme që ka bërë. Numri 9 i “Zonjës” ka treguar se çfarë mund të bëjë edhe pa top. Ai ka marrë për “dore” skuadrën mes kritikave të shumta dhe ka nxjerrë Juventusin nga një situatë ku nuk po siguronte dot 3 pikët. Serbi është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm në të dyja fazat e lojës së Juventusit dhe ka treguar se e ka fituar qetësinë që i mungonte sezonin e kaluar.

Me Motën ai ka fituar besimin që i mungonte dhe qetësinë e nevojshme. Edhe sistemi i lojës po fillon t’i përshtatet më shumë dhe tashmë mund t’i shihet në fytyrë edhe një buzëqeshje më shumë. Dushan Vlahoviç në dy ndeshjet e fundit ka qenë shumë më i qartë përpara portës, shumë më i qetë dhe më konkret sigurisht. 4 golat e tregojnë vetë këtë gjë, por gjithashtu sulmuesi serb ka provuar në disa raste nga distanca ku në sfidat e para nuk e ka bërë. Në mesin e kritikave, Dushan Vlahoviç vendosi të rilindte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"