Riorganizimi total i Dinamos po funksionon, rikthehen edhe tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 23:45

Riorganizimi total i Dinamos po funksionon, rikthehen edhe tifozët

Riorganizimit total që klubi blu ka bërë për këtë sezon nuk mund t’i mungonte pjesa e tifozëve. Këtë herë duket se gjithçka po shkon në unison te 18 herë kampionët e vendit.

dinamo

Investimet në skuadër janë të dukshme, rikthimi i trajnerit Ilir Daja ka pasur një ndikim shumë të madh, ndërkohë që kompleksi në Arbanë ka ndryshuar pamje, duke krijuar ambientin të përshtatshëm për një klub profesionist futbolli. Tifozët dinamovitë, edhe pse ndoshta janë të paktë në numër, kanë filluar ta ndjejnë ndryshimin dhe kjo i ka bërë të afrohen me skuadrën.

Në derbin me Partizanin grupimi “Blue Boys” dhe jo vetëm ishin në shkallët e stadiumit, duke e përkrahur ekipin aq sa mundën. Nuk kanë munguar as në Elbasan dhe në Ballsh, sepse, me sa duket, shpresat për rikthimin e Dinamos së madhe janë ndezur fuqishëm.

Tifozët blu kanë përshëndetur lëvizjet e klubit në merkato dhe mbi të gjitha ardhjen e trajnerit Ilir Daja, të cilit i kishin kushtuar një banderolë në derbi. Ka përpjekje nga klubi që Dinamo të mos i luajë të gjitha ndeshjet si pritëse në Elbasan, por edhe në Tiranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"