“Rivali jonë është Partizani”, kapiteni Malota: Dinamos i duhen vite! Ne jemi si ai zinxhiri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2024 | 21:44

“Rivali jonë është Partizani”, kapiteni Malota: Dinamos i duhen vite! Ne jemi si ai zinxhiri…

Kapiteni i Egnatias, Renato Malota, u shpreh tepër i lumtur, për suksesin e arritur mbrëmjen e sotme, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2 me 0 ndaj Kukësit, në Superkupën e Shqipërisë.  

bandicam 2024-12-26 21-37-09-337

“Është krenari për gjithë ne, nuk është se e ka bërë ekip tjetër më përpara këtë gjë. Të arrish të marrësh 3 trofe, është gjë fantastike, urime nga i pari deri tek i fundit që ka punuar tek Egnatia.  

Ka qenë një nga kulmet e mia në karrierë. Presim të mbrojmë ato që kemi fituar. Na pret shumë punë përpara. Uroj që ekipi të reagojë. Në fazën sulmuesi si ekip kemi hasur vështirësi. Uroj që gjërat të rregullohen në janar.  

Është e vështirë, edhe vjet asnjë nuk besoi që të dilnim kampion. Ne jemi ekip që gjithçka ia lemë fushës. Nuk kishin besim që ne do të dilnim kampion. Me punë gjithçka arrihet. Po u bënë ndërhyrjet e duhura, jemi ekipi favorit për ta fituar titullin kampion.  

Ne jemi si ai zinxhiri, nëse prishet një hallkë, gjithçka prishet. Sukseset arrihen. Gjithçka ka funksionuar mirë, ky është faktori kryesor që kemi bërë mirë  

Rivali jonë është Partizani. Kështu mendoj unë. Jemi përballur me Dinamon dhe Partizanin, Dinamos i duhen vite për të arritur lartë, për mendimin tim rivali është Partizani. E meritojmë të festojmë, do kemi disa ditë pushime”, u shpreh Malota për “RTSH Sport”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"