Roberto Mançini shkarkohet nga Arabia Saudite, nuk falet përplasja me tifozin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 21:43

Roberto Mançini shkarkohet nga Arabia Saudite, nuk falet përplasja me tifozin

Roberto Mançini nuk do të vazhdojë në krye të kombëtares së Arabisë Saudite. Trajneri italian është shkarkuar disa ditë pasi u përplas me një tifoz nga tribuna.

roberto mancini

Kujtojmë se Mançini firmosi verën e kaluar një kontratë 3-vjeçare, për t’u kthyer në trajnerin më të paguar në botë. Shtatë fitore mori Mançini në 18 ndeshje të zhvilluara.

Ai pësoi gjithashtu gjashtë humbje dhe ndërkohë skuadra e tij barazoi në pesë raste. Dhe pse kërkoi falje për përplasjen me tifozin, diçka e tillë mesa duket nuk është falur pas shumë kritikave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"