Rodri kthehet kundër Zvicrës: “Topi i Artë” i takon një spanjolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 10:13

Rodri kthehet kundër Zvicrës: “Topi i Artë” i takon një spanjolli

Për ndeshjen e dytë në grup në Ligën e Kombeve, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente do të ketë të gatshëm dhe mesfushorin e Mançester Siti, Rodrigo Hernandez, ndryshe Rodri. Ai mungoi në Beograd, pasi shleu dënimin e dhënë nga UEFA pas festimeve me Spanjën të titullit të “Euro 2024”.

Spain-s-Rodri-celebrates-at-the-end-of-the-semi-fi_1720623817986

Mesfushori është gati për ndeshjen në Gjenevë të dielën në mbrëmje. Një lajm i mirë për teknikun e Spanjës, që do të ketë në shërbim edhe lojtarin më të mirë të Europianit. Duke folur për ndeshjen kundër Zvicrës, Rodri ka deklaruar se Spanja shkon për të fituar.

“Jam gati për të dhënë sërish më të mirën me kombëtaren. Më vjen keq që nuk mundëm të fitonim në Serbi, por shpresoj të korrigjohemi në Zvicër. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por objektivi jonë është i qartë”, deklaroi mesfushori spanjoll. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë ai u përfshi në listën e kandidaturave të mundshme për fitimin e “Topit të Artë” për vitin 2024. Së bashku me Vincius Zhunior (Real Madrid) dhe Xhud Bellingam (Real Madrid), Rodri (Mançester Siti) shihet si favorit për trofeun e lakmuar.

Mesfushori i Sitit dhe i kombëtares spanjolle e bazon kandidaturën e tij te arritjet me klubin e tij në Premier League dhe suksesin e Spanjës në “Euro 2024”. Ai e ka cilësuar veten me fat që është pjesë e listës së kandidatëve. Madje, Rodri është shprehur se çmimi i lakmuar duhet t’i shkojë një lojtari spanjoll, diçka që nuk ndodh prej 64 vitesh kur fitonte Luis Suarez.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Por unë do ta pranoj verdikti cilido qoftë ai. Pas fitimit të Europianit, thashë se do të më pëlqente që një lojtar spanjoll të fitonte Topin e Artë”, deklaroi ai. Duke qëndruar në këtë temë, spanjolli theksoi: “Mesfushorët mbrojtës nuk janë ato që marketingu apo tifozët duan më shumë në futboll. Për këtë arsye, këto çmime shkojnë më së shumti për sulmuesit apo mesfushorët me tipare sulmuese”, shpjegoi mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"