Romancë e re pas 13 viteve martesë, ish-gruaja e sportistit bëhet nënë për herë të tretë! Historia e dashurisë së modeles dhe partnerit të saj
Modelja 44- vjeçare Gisele Bundchen ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë me partnerin Joaquim Valente.
Lajmi për shtatzëninë e ish-gruas së sportistit Tom Bredi u bë i ditur tetorin e kaluar. Sipas TMZ, Gisele, e cila po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës, ka pritur fëmijën e saj vetëm pak kohë më parë.
Bundchen ka një djalë 15-vjeçar, Benjamin dhe një vajzë 12 vjeçare, Vivian, me ish-bashkëshortin e saj Tom Brady.
Marrëdhënia e Gisele me Joaquim Valente
Njohja e Giselr me Valenten filloi në vitin 2021, kur ajo vendosi të regjistronte djalin e saj, Benjamin, në akademinë e tij të arteve marciale në Miami.
Sipas një interviste për revistën Dust në vitin 2021, Gisele tha se një shoqe e saj i prezantoi Valente-n dhe vëllezërit e tij në shkollën që ata drejtojnë.
Pasi djali i saj u regjistrua, Bundchen filloi të merrte edhe vetë mësime, duke zbuluar kështu interesin e saj në filozofinë.
Miqësia e tyre u bë më e fortë pas ndarjes së Bundchen nga Tom Brady në tetor 2022, pas 13 vitesh martesë. Një muaj më vonë, të dy ata u panë në një pushim familjar në Kosta Rika, duke ndezur thashethemet për një lidhje romantike.
Marrëdhënia e tyre mori një kthesë tjetër në verën e vitit 2023 ku çifti konfirmoi lidhjen e tyre pasi u panë duke festuar ditën e Shën Valentinit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)