Ronaldo nuk e lëshon “fronin”, publikohet lista me 10 futbollistët më të paguar në vitin 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 10:26

Ronaldo nuk e lëshon “fronin”, publikohet lista me 10 futbollistët më të paguar në vitin 2024

“Forbes” ka publikuar listën me lojtarët më të paguar në botë për këtë vit. Në krye të saj, njësoj si në vitin 2023, ndodhet Kristiano Ronaldo që ka shtuar fitimet e tij.

ronaldo

Plot 285 milionë dollarë fiton Ronaldo. 220 milionë është paga e tij me Al Nasër, teksa pjesa tjetër fitohet nga reklamat.

Pas Ronaldo ndodhet Lionel Mesi me 135 milionë euro. Ndër këto 60 milionë është paga që përfitohet nga Inter Majemi, ndërsa 75 milionë vijë nga reklamat.

Lista me 10 lojtarë mbyllet me De Bryn, që është pjesë e Mançester Sitit. 33-vjeçari fiton 39 milionë euro në Europë. Më poshtë iu sjellim dhe listën e plotë.

10 futbollistët më të paguar për vitin 2024:

  1. Ronaldo 285 milionë euro
  2. Mesi 135 milionë euro
  3. Nejmar 110 milionë euro
  4. Benzema 104 milionë euro
  5. Mbape 90 milionë euro
  6. Haland 60 milionë euro
  7. Vinisius 55 milionë euro
  8. Salah 53 milionë euro
  9. Mane 52 milionë euro
  10. De Bryn 39 milionë euro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"