Rrëfimi i Teo Hernandez: Një tifoz më kërkoi mbathjet, Leaon e zgjojmë ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2025 | 17:14

Rrëfimi i Teo Hernandez: Një tifoz më kërkoi mbathjet, Leaon e zgjojmë ne

Me golin fatlum kundër Komos, Teo Hernandez, arriti kuotën e 30 golave me fanellën e Milanit, duke u bërë mbrojtësi që ka shënuar më shumë në historinë e klubit. Tashmë francezi komandon i vetëm pasi parakaloi Paolo Maldinin. I pranishëm në një event për sponsorin teknik të “Djallit”, ai dha edhe një intervistë të shkurtër.

teo hernandez

Gjëja më e çmendur që keni bërë për futbollin?
Para Kampionatit Europian, bëra një udhëtim në Australi. Pak larg e për pasojë shumë i lodhshëm për një atlet, sidomos përpara një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar. Me siguri që nuk do ta përsëris më edhe pse ia kalova shumë mirë.

Kush është shoku i skuadrës më i hutuar?
Për mua Leao. Ai është pak i hutuar, e kur vjen në stërvitje duket sikur është ende në gjumë. Sidoqoftë, e zgjojmë gjatë stërvitjes me mënyra tona. Fundja jemi një grup shumë i bashkuar dhe mes njëri-tjetrit tolerojmë shumë.

Dhe a ka ndodhur ndonjë gjë qesharake kohët e fundit, apo ai është gjithmonë në qendër të të gjitha shakave?
Jo, nuk po bëj shaka. Le të themi se Rafa është ai që duket se nuk i intereson asgjë e askush. Pastaj në lojë është shkatërrues sepse ka vërtetë cilësi të jashtëzakonshme siç e ka dëshmuar gjithmonë që nga ardhja e tij në këtë klub.

Cila është gjëja më e çmendur që ju ka kërkuar një tifoz?
Ka shumë gjëra, por më e çmendura është se kanë kërkuar të brendshme. Sepse kam disa të brendshme me ngjyra të veçanta dhe më kanë kërkuar. Por për pjesën tjetër, kryesisht fanella loje, pantallona të shkurtra dhe autografe.

Të shtunën do të sfidoni Juventusin. Keni ndonjë mesazh për tifozërinë?
Ata na kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe ne mundohemi t’u dhurojmë hare në çdo ndeshje. Me Superkupën i bëmë një dhuratë të bukur për Vitin e ri, megjithatë tashmë duhet të fillojmë të fitojmë edhe në kampionat. E bëmë ndaj Komos dhe me siguri do të tentojmë edhe kundër Juves. Uroj të na mbështesin siç kanë bërë gjithmonë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"