Rrëfimi tronditës i Majk Tajson: Isha pranë vdekjes, bëra 8 transfuzione gjaku
Edhe pse ka kaluar më shumë sesa një muaj, ende vazhdohet të flitet për duelin e boksit mes Majk Tajsonit dhe Xhejk Polit, ndeshje e fituar nga ky i fundit.
E ndërsa MekGregor përgatitet të sfidojë vëllain e Xhejkut, Logan Pol, deklaratat e fundit të Majkut të Hekurt, po bëjnë shumë bujë, teksa 58- vjeçari ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas duelit kundër “You Tuber”-it.
DEPRESIONI – Ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda pranoi se ra në depresion pas duelit së shumëpritur kundër Xhejk Pol: “Ajo ndeshje ishte një pikë shumë e lartë. Ne stërvitëm shumë për të mbërritur në atë nivel dhe ishim të emocionuar. Pastaj takimi mbaroi, bum, ndërsa tani jam pak në depresion. Ne jemi kthyer në jetën tonë normale, në jetën tonë të përditshme pas 9 muajsh stërvitje”, rrëfen Tajson.
PRANË VDEKJES – Duke u kthyer të flasë për ndeshjen, Majk Tajson nuk ka ndonjë peng apo keqardhje, përkundrazi, ai thotë se është i lumtur që u rikthyer në ring, pasi zbulon se më parë kishte rrezikuar të vdiste. “Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kam marrë 8 transfuzione gjaku, kisha humbur pothuajse gjysmën e tyre. Por kur fëmijët e mi më panë në ring për tetë raunde në këmbë për mua është një krenari e madhe. Në qershor isha në banjë duke vjellë gjak. Pyeta doktorin: ‘Jam duke vdekur?’, ndërsa ai mu përgjigj: ‘Kemi zgjidhje?’.
Zgjidhje? Nuk arrija ta besoja, pasi isha gati i vdekur. Humba 25 kilogramë në 11 ditë. Nuk arrija të haja dot, konsumoja vetëm lëngje. Çdo herë që dilja jashtë në “WC”, vinte erë katran, nuk vinte më erë as m***. Ishte gjithçka e neveritshme. Por më pas rifillova nga zero, nuk u dorëzova dhe arrita të kthehem në gjendje për tu ngjitur sërish në ring”, rrëfen Tajson, i cili është boksieri më i ri i shpallur kampion bote në peshat e rënda, vetëm 20 vjeç e 4 muaj, kur triumfonte ndaj Trevor Berbik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"