Rregulloret/ Numri i të huajve, si paraqitet situata në rajon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 23:48

Rregulloret/ Numri i të huajve, si paraqitet situata në rajon

Ndryshimi i rregullores nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për numrin e lojtarëve të huaj në kampionatet shqiptare, ka ngritur një diskutim të gjerë.

GREQIA

Nga janari, çdo klub që garon në Superiore mund të aktivizojë deri në 7 lojtarë të huaj njëkohësisht, ndërkohë nga sezoni i ardhshëm nuk do të ketë limit dhe skuadrat mund të luajnë dhe me 11 lojtarë jo shqiptarë në formacion. Për Kategorinë e Parë do të lejohen vetëm 7 të huaj njëkohësisht.

Kjo rregullore vjen për herë të parë në Shqipëri, teksa deri tani janë lejuar që 5 të huaj mund të luajnë njëkohësisht. Një ndryshim i diskutueshëm, por nisur nga vendet e Rajonit, “Panorama Sport” po ju sjell se çfarë rregullore kanë federatat e shteteve ngjitur me ne, në lidhje me lojtarët e huaj në fushë. Kampionati në Maqedoninë e Veriut të lejon që të federosh gjithsej 8 lojtarë të huaj, ndërkohë në fushë mund të aktivizosh njëkohësisht vetëm 5.

Rregullore strikte ka edhe Serbia, që nga një anë të lejon që të federosh sa lojtarë të huaj që dëshiron, por në fushë njëkohësisht mund të luajnë vetëm 4. Po ashtu edhe Mal i Zi ka një raport, me 7 të federuar dhe vetëm 3 në fushë. Sa i përket kampionatit në Kosovë, mund të luajnë 8 lojtarë të huaj në të njëjtën kohë, diçka e miratuar rreth 2 javë më parë.

Ndërkohë, sa u përket kampionateve si Kroacia, Greqia dhe Bosnja, numri i futbollistëve të huaj që mund të luajnë është palimit. Diçka të tillë ka aplikuar edhe Turqia, me 12 të huaj që lejohen të federohen dhe mund të luajnë 11 njëkohësisht.

MERKATOOOO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"