Rregulli i rrotacionit nga FIFA, Kupa e Botës 2034 pritet të organizohet në…
Arabia Saudite njoftoi zyrtarisht kandidaturën e saj për organizimin e Botërorit 2034, i cili do të mund të organizohet ose në Azi ose në Oqeani, si pasojë e rregullit të rrotacionit që organizon FIFA.
“Sot nisim një kapitull të ri në historinë e futbollit saudit me njoftimin për të shpallur kandidaturën e Mbretërisë për të organizuar Botërorin 2034”.
Akordimi i turneut të vitit 2026 për kandidaturën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës, ndjekur nga turneu i 2030-ës që pritet të organizohet në Spanjë, Portugali, Marok, Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai do të thotë se vetëm ofertat nga Konfederata e Futbollit Aziatik dhe Konfederata e Futbollit të Oqeanisë do të merren parasysh për finalet e 2034.
Kjo e bën Arabinë Saudite favorite, pavarësisht se Australia mund të hyjë gjithashtu në garë, pasi ata bashkorganizuan me sukses Kupën e Botës për femra së bashku me Zelandën e Re në fillim të këtij viti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"