Rregullorja e Premier Ligë, pse Çelsi renditet pas Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 14:16

Rregullorja e Premier Ligë, pse Çelsi renditet pas Arsenalit

Java e 13-të e Premier Ligës përfundoi me Liverpulin nëntë pikë përpara në krye të tabelës pas fitores 2-0 ndaj Sitit. Sfiduesit e tyre më të afërt janë Arsenali dhe Çelsi, të cilët janë respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, në kuotë të barabartë pikësh. “Topçinjtë” mposhtën Uest Hemin 5-2 të shtunën mbrëma, përpara se Blutë të mundnin 3-0 Aston Vilën një ditë më vonë.

arsi

Këto rezultate e lanë Arsenalin dhe Çelsin me rekorde në dukje identike, duke përfshirë ndarjen e pikëve në një barazim 1-1 në derbin e Londrës para pushimit ndërkombëtar. Të dy klubet londineze kanë fituar shtatë ndeshje, kanë katër barazime dhe dy ndeshje humbura në Premier Ligë këtë sezon. Të dyja kanë shënuar 26 gola dhe kanë pësuar 12. Por pse Arsenali është aktualisht përpara Çelsit në tabelë? Shumë njerëz supozojnë se në këtë moment renditja bazohet në rendin alfabetik, me A që vjen përpara Ç në alfabet, megjithatë, ky nuk është rasti këtu.

Arsyeja e vërtetë që Arsenali është aktualisht përpara Çelsit është për shkak të asaj që ndodhi kur të dy skuadrat barazuan 1-1 në “Stamford Bridge” muajin e kaluar. Për sa i përket ndarjes së renditjeve të skuadrave me pikë të barabarta, rregullat e Premier Ligës diktojnë se mënyra e parë për t’i ndarë ato duhet të jetë diferenca e golave, e ndjekur nga golat e shënuar, e ndjekur nga cila skuadër ka grumbulluar më shumë pikë gjatë përballjeve direkte.

Nëse tre rregullat e para nuk mund t’i ndajnë ato, atëherë kriteri i katërt është skuadra që ka shënuar më shumë gola jashtë fushe gjatë përballjeve të tyre direkte. Çelsi nuk ka luajtur ende në “Emirates” këtë sezon dhe për këtë arsye nuk ka shënuar asnjë gol jashtë fushe kundër “Topçinjve”. Pra, për momentin, e vetmja diferencë mes tyre në klasifikim është goli i Gabriel Martinelit në minutën e 60-të në “Stamford Bridge” më 10 nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"