Rreshtimi anti-Bylisi, trajneri Shkëmbi mendon për 3-5-2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2025 | 0:08

Rreshtimi anti-Bylisi, trajneri Shkëmbi mendon për 3-5-2

Forca të reja për Tiranën në stërvitje. Me grupin është bashkuar dje edhe blerja më e re, argjentinasi Vera. Trajneri Bledi Shkëmbi është duke menduar për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës në sfidën me Bylisin.

Shkembi Tirana

Pak a shumë, Shkëmbi do të jetë i njëjtë me Maganin në një logjikë. Me shumë mundësi do të aktivizojë një 3-5-2. Me Selmanin në portë, mbrojtja do të përbëhet nga Kola, Dembele dhe Mici. Në mesfushë, Marku, Soler e Meta. Nga krahët, Prengaj ose Ndreca mund të aktivizohen djathtas, ndërsa majtas i zakonshmi Përgjoni. Në sulm, do tanisë Ernest dhe pas tij Rafael. Gjithsesi, këto janë supozime, pasi deri të shtunën, ka ende kohë për të vendosur 11-shen antiBylisi. Në skuadër, mungojnë Abah, Haxhiu, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa Gjumsi është i pezulluar.

Argjentinasi Vera pritet që të firmosë me bardheblutë, por ende nuk ka një vendim zyrtar. Kujtojmë që Tirana nuk fiton prej tetë takimesh në Kategorinë Superiore. Bardheblutë kanë katër humbje rresht në kampionat, plus një tjetër në Kupën e Shqipërisë. Fitorja e fundit e sezonit shënohet në sfidën mes Tiranës dhe Bylisit e luajtur në Durrës për llogari të fazës së dytë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"