Rreziku i merkatos së Partizanit, të huajt kërkojnë gjithnjë kohë
Deri më tani Partizani ka arritur të mbyllë me sukses afrimet e dy lojtarëve, Sodiq dhe Podstrelov, që vijnë respektivisht nga Nigeria dhe Bjellorusia. Të dy nuk kanë eksperienca të shumta jashtë vendit dhe duket se te Partizani do të duhet të punojnë fort në ambientimin e këtyre futbollistëve.
Fakti është se të huajt tek ekipi i kuq dhe jo vetëm kanë kërkuar kohë ambientimi dhe nuk kanë qenë 100% të gatshëm të kontribuojnë direkt për ekipin. Kujtojmë këtu Magetin apo Sembene, që shpërthyen pas afro tri vitesh.
Nga ana tjetër ka edhe shembuj të veçantë si Mba apo Matondo, që kanë arritur të spikasin që në fillim. Mbetet të shihet se në ç’kategori do të jenë Sodiq dhe Podstrelov.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"