“Rroftë KAS-i!”, në Kosovë presin dënim nga UEFA. Gazetarja sportive: Duka është i dyti pas Çeferin, shpresojmë te kundërsulmi i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2024 | 18:52

“Rroftë KAS-i!”, në Kosovë presin dënim nga UEFA. Gazetarja sportive: Duka është i dyti pas Çeferin, shpresojmë te kundërsulmi i tij

Braktisja e ndeshjes përballë Rumanisë do të ketë pasoja të rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës dhe tashmë në opinionin e përgjithshëm të gjithë duken të bindur se do të ketë masa ndëshkimore nga UEFA ndaj “Dardanëve”.

qeqa

Të gjithë parashikojnë ndëshkim financiar dhe fitore në tavolinë të Rumanisë për sfidën në fjalë, siç shprehet edhe gazetarja Qeqa Krelani në një postim në rrjete sociale. Ajo ka bërë të qartë se ekziston bindja rreth këtij dënimi dhe nëse nuk do të ketë lobim të fortë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është zëvendëspresident i UEFA-s, atëherë shpresat e vetme janë te drejtësia sportive në KAS të Lozanës.

POSTIMI I QEQA KRELANIT

UEFA se shpejti do ta jape verdiktin final. Mos te mbajme shprese ne drejtesi sepse Uefa ka per te na denu edhe me te holla edhe me pike.

Gjyqtari kryesor ne raportin e tij final ka shkruar qe Kosova ka refuzuar urdherin e tij per rikthimin ne fushe pasi zyrtari i UEFA-s e kishte kerku nje gje te tille.

Me u pas fy e ofendu me kore raciste ne qato nivele gjyqtari ose Uefa, ndeshja kish me u nderpre me denime ekstreme por cfar te bejme, standarde te dyfishta aplikohen gjithmone.

Po ashtu njeriu i 3-te me i rendesishem i UEFA-s mbas Çeferinit dhe Dukes eshte serb! Lobimi i tij kunder nesh do te jete madhor. Por shpresojme ne kunder sulmin e Dukes pro Kosoves.

Rumanine po ashtu kane me e denu me te holla per organizim te deshtuar. Besoj ia falin 3 pike ne tavoline.

Eh pastaj ne duhet te mobilizohemi kombetarisht sepse kesaj rradhe duhet te bashkepunojme fort.

Federata e Kosoves ne bashkepunim me shtetin duhet mi angazhu avokatet me te forte qe egzistojne edhe me e deponu nje mega dosje me te gjitha faktet e mundshme ne CAS (Gjykata e arbitrazhit sportiv)

CAS eshte adresa e vetme qe deri tani ka aplikuar vendime te drejta dhe te pa anshme.

Ligjerisht neve na takojne 3 pike sepse kushtetuten kunder racizmit dhe fyerjeve e ka vendos UEFA vete me duart e veta dhe kushtetuta ne naten e 15 nentorit eshte shkele per te dyten here.

Presidenti i UEFA-s e perseris eshte President i votave edhe ai kqyr me e majt mire me te gjitha kombetaret, prandaj denimet kane me qene spektakulare per te dyja ne kete rast.

Pune e madhe fort. Rrnoft CAS dhe aferim djemve & FFK-s qe i dhane leksion Evropes duke ndryshuar realitetin e racistave e nacionalistave ne naten e 15 nentorit!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"