Rrok Toma: Teuta ambient komod, në Laç luajmë vetëm për tri pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 14:00

Rrok Toma: Teuta ambient komod, në Laç luajmë vetëm për tri pikët

Teuta do të kërkojë maksimumin në ndeshjen kundër Lacit në Kurbin. Të paktën kjo është ajo që ka theksuar edhe sulmuesi Rrok Toma, në intervistën për “Panorama Sport”.

toma

Lojtari i durrsakëve është i bindur te potenciali dhe kapaciteti i ekipit tëtij, edhe në kushtet kur përballë do të kenë një kundërshtar tëvështirë siç është Laçi. Toma ka shfaqur një formëtë mirë në ndeshjet e fundit dhe ndër të tjera ai tregon edhe sesi po përshtatet me futbollin në Shqipëri, duke qenë se vjen nga shteti fqinj Italia.

Rrok, a mund të konsiderohet për Teutën momenti i së vërtetësndeshja me Laçin?

Kampionati sa vjen dhevështirësohet, mendoj seështë ndeshja e radhës për të cilën, në si Teutë jemi përgatitur maksimalisht për ta fituar. Gjendja eskuadrës duket shumë mirë, atmosfera është pozitivedhe jemi gati për të bërë një performancë të mirë.

Si e shihni këtë përballje me Laçin?

Në Laç jemi në dijeni që është fushë e vështirë. E vlerësojmëmaksimalisht ndeshjen, por ne kemi synimet tona në këtë përballje, pavarësisht vështirësisë që paraqet kjo ndeshje. Ne dojapim më të mirën nga vetja që t’ia dalim me sukses.

Në një ndeshje kaq delikate, do të kënaqeshit edhe menjë pikë?

Normalisht jo, 3 pikë quhen një rezultat pozitiv dhe pak rëndësika ekipi kundërshtar apo fusha ku luajmë, ne do të shkojmë për3 pikë. Ky është mentaliteti edhe qëllimi që kemi.

Si është gjendja e Tomës te Teuta, dukeni në formë tëmirë në bazë të asaj që pamë dhe në ndeshjen kundërDinamos?

Jam në një ambient shumë komod, ku punohet fort dhe ka kulturë pune, djem të rinj dhe të uritur dhe staf cilësor. Kjo ështëmeritë edhe e presidentit dhe stafit për punën që bëjnë. Shpresojqë nga ndeshja në ndeshje të vazhdoj formën e mirë dhe tëndihmoj ekipin akoma më shumë në vazhdimësi.

Sa jeni ambientuar me futbollin shqiptar, duke diturqë vini nga Italia?

Të them të drejtën jam ambientuar goxha mirë, kjo për vetë faktinse në Durrës, është një ambient jashtëzakonisht i qetë. Unë tashmënga ndeshja në ndeshje po njoh më shumë futbollin në Shqipëri dheka goxha rivalitet dhe kjo është gjë e mirë.

Z.QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"