Rumanisë nuk i mjafton fitorja, dërgon UEFA-n në CAS. Presidenti i Federatës rumune: Kosova shkeli rregullin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 12:38

Rumanisë nuk i mjafton fitorja, dërgon UEFA-n në CAS. Presidenti i Federatës rumune: Kosova shkeli rregullin…

UEFA vendosi t’i japë fitoren 3 me 0 në tavolinë Rumanisë pasi Kosova braktisi ndeshjen e Ligës së Kombeve. Ndaj rumunëve kishte vetëm sanksionim me gjobë, ndërsa sërish nuk janë të kënaqur.

razvab burlenau

Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar se do ta apelojë vendimin e UEFA-s në CAS.

Pretendimet e tyre, të shprehura nga vetë presidenti, qëndrojnë në faktin se Kosova nuk u sanksionua me gjobë, ndërsa sipas tyre sanksionet e aplikuara ndaj Rumanisë ishin të larta.

“Kosova ka shkelur rregullin më të rëndësishëm në futboll, që është se ndeshja duhet të luhet në fushë. Gjithsesi, skuadra e Kosovës nuk u sanksionua. Në anën tjetër ne morëm disa gjoba dhe një sanksion që e konsiderojmë shumë të lartë”, u shpreh presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"