Sa disnivel me Tiranën e vjetshëm/ Magani, tani siklet për formacionin
Në sezonin e shkuar, skuadra bardheblu ishte si nata me ditën me skuadrën e këtij viti në të njëjtin moment të kampionatit. Dhe të thuash se ekipi i vjetëm nuk shkoi dot në katërshe. Kështu, në fund të javës së 13-të, skuadra e vjetshme kishte 21 pikë dhe ishte në vendin e tretë.
Tirana e sivjetshme është në vendin e shtatë dhe ka 14 pikë ose 7 më pak se 365 ditë më parë. Nëse këtë vit, Tirana ka vetëm dy fitore dhe tetë barazime, sezonin e shkuar ka pasur gjashtë fitore dhe tri barazime. Vetëm te humbjet kanë fituar bardheblutë, pasi kanë një më pak se vjet, tre kundër katër. Edhe në golaverazh, skuadra e vjetshme ishte 21-19, ndërsa e sivjetmja 17-16.
Tirana ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat ndaj Elbasanit. Veç Prengës së dëmtuar, pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Trajneri Gugash Magani ka luksin që të ketë një stol të plotë, por tani halli është për të. Duhet t’u gjejë vendin lojtarëve si Bajroviç, Ismajli që sa herë “thirren nën armë” bëjnë punën e tyre.
Për të mos folur për emra të tjerë si Abah, Mici, Prengaj kur të kthehet në fushë e të tjerë që pretendojnë vendin e titullarit. Një hall pozitiv për Maganin që ka luksin për të zgjedhur më të mirët. Kujtojmë që Tirana do të luajë me Elbasanin, një nga skuadrat pretendente në Superiore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"