Sa shumë debutues, Tirana shkon në derbi si e pamposhtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 22:02

Sa shumë debutues, Tirana shkon në derbi si e pamposhtur

Përveç lojtarëve të sezonit të shkuar, të gjithë lojtarët e tjerë luajnë për herë të parë një derbi. Të afruarit e verës e kanë për herë të parë që luajnë një derbi.

SELMANI TIRANA PENALLTIA

Në verë Tirana ka afruar 13 futbollistë të rinj, shumica e të cilëve luajnë për herë të parë në Superiore dhe në derbi. Skuadra në këtë moment që flasim nga vjet ka Selmanin, Micin, Jonuzin, Metën, Jakun, Haxhiun, Tolën, Kozin e ndonjë tjetër, ndërsa të tjerët duhet zbulojnë magjinë e sfidës së kryeqytetit.

Bledi Shkëmbi nisi dje punën për derbin, ndeshje, të cilën Tirana nuk e fiton prej kohësh. Për sfidën derbi, te Tirana nuk do të jetë i gatshëm Florjan Përgjoni.

Lojtari ka probleme në këmbë. Lojtari do të jetë i gatshëm vetëm pas ndalesës së kombëtares, për të mos thënë në fund të muajit tetor. Pjesa tjetër e lojtarëve është e plotë.

Në këtë sfidë skuadra duhet të marrë tri pikët për prestigj. Fakt është që bardheblutë shkojnë si të pamposhtur në derbi, por edhe pa një fitore. Një “thriller” për Tiranën, që duhet të triumfojë me doemos. Deri tani skuadra nuk ka fituar asnjë takim, por është e pamposhtur me pesë barazime në kampionat, duke qenë e shtata me pesë pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"