Sala në vend të Krymit, ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë kundër Teutës
Vllaznia u ka dhënë fund dje përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Teutës. Shkodranët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, pas së cilës trajneri Brdariç ka një ide më të qartë për titullarët që do zbresin në fushë sot.Në portë, si gjithmonë, do të jetë Kristi Qarri. Në mbrojtje luajnë Erdenis Gurishta djathtas dhe braziliani Jago majtas. Për qendrën e prapavijës ka pasur dilema nga stafi teknik kuqeblu, por nga ajo çfarë është parë në stërvitje, gjasat janë që nga minuta e parë të aktivizohen Stojanoviç dhe Bajrami.
Për të vijuar me mesfushën, ku vendin e Ardit Krymit të dëmtuar do ta marrë Sala, i cili vazhdimisht ka qenë pjesë e formacionit. Këtë repart e plotësojnë Qato dhe Kahrimanoviç, kurse në sulm do të jetë tredhëmbëshi i konfirmuar tashmë Balaj-Mala-Dodaj.
Nuk mungojnë alternativat në stol te Vllaznia, ku tashmë i gatshëm është edhe Ardit Deliu, që ka lënë pas dëmtimin.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"