Salah lëshon “bombën”: Jam i zhgënjyer me situatën te Liverpuli, jam më shumë jashtë…
Mohamed Salah ka lëshuar një deklaratë “bombë” rreth të ardhmes së tij, duke bërë të qartë se po bëhet gati t’i japë lamtumirën Liverpulit. Sulmuesi egjiptian, ndonëse mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të të kuqve, nuk ka marrë ende asnjë propozim për rinovimin e marrëveshjes që mbyllet në qershor.
“Jemi thuajse në dhjetor dhe nuk kam marrë ende ndonjë ofertë për të qëndruar në klub. Me shumë mundësi jam më shumë jashtë se brenda.
Ju e dini që kam qenë në klub për shumë vite. Nuk ka klub si ky. Por në fund, nuk është në dorën time. Ashtu siç e kam thënë, është dhjetor dhe unë nuk kam marrë ende asgjë për të ardhmen time. Unë i adhuroj tifozët, në fund të fundit nuk është në dorën time apo të tifozëve.
A jam i zhgënjyer? Padyshim, po. Nuk është se do të tërhiqem shpejt ndaj unë thjesht po luaj, duke u fokusuar te sezoni dhe po mundohem të fitoj Premier Ligën dhe shpresoj gjithashtu edhe Ligën e Kampioneve. Është zhgënjyese por ta shohim”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"