Sanjol: Gjeorgjia dhe Shqipëria janë ekipe të ngjashme, stadiumi plot na motivon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 9:10

Sanjol: Gjeorgjia dhe Shqipëria janë ekipe të ngjashme, stadiumi plot na motivon

Trajneri i Gjeorgjisë, Vili Sanjol, vuri në dukje se lojtarët e kombëtares së Gjeorgjisë e dinë sesi do t’u duhet të luajnë në një mjedis të vështirë, ku stadiumi do të jetë i tejmbushur.

sanjol kvara

RIVALI – “Kombëtarja shqiptare, ashtu si ne, u paraqit mirë në Kampionatin Europian. E dimë që përballemi me një ekip shumë të fortë, që ka një atmosferë të shkëlqyer në stadium dhe se do të luajmë në një ambient të vështirë. Ky është një motiv shtesë për lojtarët për të luajtur vigjilent”.

BETEJA E SHKUAR – “Dy vite më parë e përfunduam 0-0 miqësoren me Shqipërinë dhe e studiuam mirë kundërshtarin. Ne do të përpiqemi të tregojmë futboll të tillë dhe të luajmë me aq përqendrim, siç ia dolëm të bëjmë kundër kombëtares çeke në Tbilisi. Pavarësisht rezultatit, nuk mund të them se patëm një ndeshje të lehtë kundër Republikës Çeke, vetëm se lojtarët treguan lojën e tyre më të mirë. Duhet ta luajmë ndeshjen e dytë brenda një kohe të shkurtër. Kishim një ditë pushim, por do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë”.

GJUAJTËSI I PENALLTIVE– “Shumë lojtarë i godasin penalltitë mirë: Kvaratskelia, Mikotadze, Gvelesiani. Në këtë drejtim, ne kemi lirinë e zgjedhjes. Para ndeshjeve të ndryshme ka gjëra që i planifikojmë paraprakisht, por në një ndeshje të veçantë, vendimtar është se kush e merr përgjegjësinë për veten”.

KUQEZINJTË – “Shqipëria u paraqit shumë mirë në ndeshjen kundër Ukrainës. Kur një ekip fiton, është shumë më e lehtë të vlerësohet. Mendoj se ka shumë gjëra të përbashkëta mes nesh dhe kombëtares shqiptare”, u shpreh Vili Sanjol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"