“Santiago Bernabeu” kthehet në fortesë për Realin, “los blancos” numërojnë 500 ditë pa humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 16:45

“Santiago Bernabeu” kthehet në fortesë për Realin, “los blancos” numërojnë 500 ditë pa humbje

Stadiumi “Santiago Bernabeu” është kthyer në një fortesë për Realin e Madridit.real“Los Blancos” janë kthyer të luajnë në tempullin e tyre, teksa në javën e dytë në La Luga ata kanë mundur Vajadolidin e Ronaldos me shifrat 3-0. Takimi kundër Vajadolidit ishte i 33-ti mes Ligës spanjolle dhe Ligës së Kampionëve pa e njohur humbjen.

Hera e fundit që madrilenët janë mundur para publikut të tyre daton më 8 prill 2023, kur ata mundeshin nga Vijarreali 2-3. Njëzet gushti i kaluar shënoi 500 ditë pa humbje për Realin në “Bernabeu”. Shtuar këtu dhe ndeshjen kundër Vajadolidit, shifra arrin në 505 ditë pa humbje për “Los Blancos” në tempullin e tyre. Shifrat janë mbresëlënëse në këto 33 takime, 26 fitore dhe shtatë barazim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"