Sauthgejt zbulon prapaskenat e “Euro 2024”: E kisha vendosur dorëheqjen që përpara finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2024 | 14:37

Sauthgejt zbulon prapaskenat e “Euro 2024”: E kisha vendosur dorëheqjen që përpara finales

Garet Sauthgejt zbuloi se ai e mori vendimin të largohej nga posti i trajnerit të Anglisë para përfundimit të “Euro 2024”, pavarësisht se i udhëhoqi “Tre Luanët” në finale.sauthgejtTrajneri dha dorëheqjen vetëm dy ditë pas humbjes 2-1 nga Spanja dhe prej atëherë nuk ka nisur punë, ndërsa u përfol si kandidat për disa klube, duke përfshirë Mançester Junajtid. Ndërsa ishte i ftuar në “Desert Island Discs” të “BBC Radio 4”, 54-vjeçari foli për largimin e tij emocional, duke këmbëngulur se ishte koha për ndryshim nga të gjitha anët. Ai zgjodhi gjithashtu këngën e Adel “Someone Like You”, si një nga tetë këngët që do të merrte me vete nëse do të hidhej në një ishull të shkretë dhe shpjegoi se e kishte përsëritur hitin gjatë turneut në Gjermani, sepse e dinë që do të largohej.

Duke folur për këngën, Sauthgejt tha: “Kishte kaq shumë fjalë në të saqë, edhe nëse e dëgjoj sot, lidhet me marrëdhënien time me Anglinë”. Balada është shkruar nga këndvështrimi i një gruaje që trajton prishjen e një lidhjeje të gjatë pasi besonte se do të martohej me ish-partnerin e saj.

“Ata duhet të vazhdojnë përpara dhe ju u uroni atyre më të mirën dhe ka keqardhje, por në fakt ka pasur kujtime që janë krijuar”, shtoi trajneri.

Me hapat e tij të ardhshëm ende një mister, Sauthgejt shpjegoi se ai është i hapur për një rrugë karriere krejtësisht të ndryshme nga ajo e trajningut: “Kur je trajner dhe ke pasur një nga punët më të mëdha në karrierë, çfarë ka përtej saj?”, i tha prezantueses Loren Lavern, gjatë episodit të publikuar të dielën. Sauthgejt udhëhoqi Anglinë në finalet e njëpasnjëshme të Kampionatit Europian në 2021 dhe 2024, duke u bërë trajneri i parë i “Tre Luanëve” në histori që e bën këtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"