Serxho Ramos ose Kjaer, dy kandidatë për vendin e brazilianit Bremer te Juventusi
Është moment reflek timi për Juventusin pas dëmtimit të rëndë të Gleison Bremerit, që do ta lërë jashtë fushës së lojës për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Drejtuesit e bardhezinjve janë duke menduar nëse do të afrojnë një mbrojtës pa kontratë tani, apo do të presin deri në janar për të afruar një lojtar të ri në formën e huazimit.
Alternativat nga të rinjtë nuk mungojnë, por Mota mund të kërkojë edhe eksperiencë. “Zonja” mund të marrë një mbrojtës që nuk ka kontratë për momentin dhe në listë janë disa emra të njohur. Një prej tyre është shumë sugjestionues si Serxho Ramos.
Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, fitues dhe lider në disa Champions nuk ka kontratë dhe ka ndarë rrugët me Sevijen. Në rast të një telefonate do të ishte i gatshëm që të vishte fanellën bardhezi. Sigurisht që mosha është ajo që punon kundër tij dhe dëmtimet e shumta që e kanë shoqëruar në fazën e fundit të karrierës. Në listë gjithashtu është edhe një tjetër emër i njohur për italianët, Simon Kjaer.
Danezi ishte pjesë e Milanit në sezonin e kaluar, por për momentin është pa skuadër. Po ashtu edhe Manolas është një prej tyre dhe njohës i mirë i futbollit italian. Edhe Adama Somaoro është një lojtar që Mota e njeh mirë pasi ka qenë pjesë e Bolonjës. Xhixhi dhe Matip gjithashtu janë alternativa, por Xhuntoli po mendon për të ardhmen dhe ndoshta nuk nxitohet për të sjellë një lojtar tani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"