Serxho Ramos refuzoi milionat në Arabinë Saudite, pranë firmës surprizë me një klub latin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2025 | 20:35

Serxho Ramos refuzoi milionat në Arabinë Saudite, pranë firmës surprizë me një klub latin

Serxho Ramos mund të kthehet shumë shpejt në futbollin e luajtur, pasi nuk ka hequr ende dorë nga prania në fushën e lojës. Dhe do ta bëjë në një destinacion surprizë, pasi refuzoi oferta mbresëlënëse nga Arabia Saudite, për të firmosur në Meksikë.

ramos

Klubi Rajados Monterrei, po bëhet gati të prezantojë mbrojtësin 38-vjeçar spanjoll i cili është pa skuadër që në verë, kur u largua nga Sevilja. Ish-kapiteni i Real Madrid, tashmë në fundin e karrierës, ka zgjedhur të vazhdojë në kampionatin meksikan, edhe pse së fundmi ishte diskutuar edhe për kalimin në Argjentinë te Boka Juniors.

Negociatat me të janë konfirmuar si nga presidenti i Monterreit, ashtu edhe nga trajneri Martin Demiçelis, i cili njeh mirë Serxho Ramos nga vitet e tij në futbollin spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"