Sfida delikate me Vorën, Kastrati dhe Raza plotësojnë liqenorët për suksesin në shtëpi
Pogradeci pret të dielën Vorën dhe fitorja e arritur në Shijak ka rritur dukshëm optimizmin jo vetëm në radhët e skuadrës, por dhe të sportdashësve. Kundër Erzenit, skuadra e Memës arriti jo vetëm fitoren e parë në transfertë, por ka zbehur ehe humbjen e pësuar nga Burreli në “Gjorgji Kyçyku”.
Në ndeshjen e së dielës me skuadrën do të përfshihen dhe dy futbollistët e penalizuar në ndeshjen e fundit, të zhvilluar në shtëpi ndaj Burrelit. Bëhet fjalë për Redon Razën dhe Endrit Kastrati, që i kanë shlyer kartonët e kuq.
Në sfidën e zhvilluar në Vorë për llogaritë e javës së gjashtë të fazës së parë, vorakët fituan në sajë të golit të shënuar nga Ruzgis, por këtë herë llogaritë mund të bëhen ndryshe.
Tri pikët me Vorën në ndeshjen e së dielës, jo vetëm afron rivalët për të synuar kreun, por shton luftën që Pogradeci të renditet në gjashtëshen e parë në renditje.
NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"