Sfida e dytë miqësore me Malin e Zi, Shqipëria U-15 fiton mes 5 golave në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 18:39

Sfida e dytë miqësore me Malin e Zi, Shqipëria U-15 fiton mes 5 golave në Shkodër

Shqipëria U-15 ka mposhtur me rezultatin 3-2 Malin e Zi në stadiumin “Reshit Rusi”. Dopieta e Fabio Hysenit dhe goli i Haxhi Rrenës vendosën fitoren në takimin miqësor.

Shqiperia U15

Kujtojmë se takimi i parë mes tyre në Pogdoricë përfundoi me barazim 2-2. Në Shkodër, ekipi U-15 e pati fare të lehtë pjesën e parë, pasi e mbylli 3-0. Mali i Zi shënoi dy herë në pjesën e dytë, por pa ndryshuar fatin e takimit.

Trajneri Armand Dama gjatë ndeshjes i aktivizoi të gjithë lojtarët në dispozicion.

Formacioni titullar i Shqipërisë U-15:

Marsid Hoxha; Joart Mile, Eno Resuli, Rian Neza, Angelos Çomo, Fabio Hyseni, Sean Sulaj, Tom Keqi, Leonel Meço, Rajan Dybeli dhe Haxhi Rrena.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"