Sfida e fundit në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës, vendosi dopieta e kapitenit… Balaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 11:35

Sfida e fundit në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës, vendosi dopieta e kapitenit… Balaj

Vllaznia dhe Tirana janë përballur për herë të fundit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës më 2 mars të këtij viti dhe ndeshja përfundoi me fitoren e kuqebluve, 3-1. Që në pjesën e parë shkodranët shënuan dy herë, fillimisht me mbrojtësin Marko Juriç dhe më pas me Bekim Balajn.

BALAJ VLLAZNIA

Në pjesën e dytë ky i fundit vulos fitoren 3-1 falë një penalltie të ekzekutuar saktë në minutën e 80-të. Kapiteni kuqeblu po kalon një moment të mirë të karrierës së tij, edhe pse 33 vjeç.

Fakt është që në gjithë karrierën e deritanishme, sezoni i kaluar ishte më i suksesshmi për Balajn sa u përket golave të shënuar, plot 18 në kampionat me fanellën e Vllaznisë. Më parë, si për koincidencë, kishte arritur të shënonte 13 gola dhe pikërisht si pjesë e Tiranës në sezonin 2011- 2012. Pengu më i madh i Balajt është që ende s’ka fituar trofe me skuadrën e vendlindjes dhe shpreson ta bëjë këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"