Sfida në Kupë lë pasoja para derbit me Tiranën, “demave” u dëmtohet lideri i prapavijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 17:55

Sfida në Kupë lë pasoja para derbit me Tiranën, “demave” u dëmtohet lideri i prapavijës

Marçelino Preka la sot fushën e lojës në minutën e 71-të, ndërsa reklamoi një dëmtim. Partizani po luante përballë Laçit, teksa ndeshja pati vlerë për çerekfinalen e Kupës dhe u mbyll me barazim 0-0.

Screenshot 2025-02-05 175525

Vendin e Prekës e mori Domgjoni. Tashmë mbrojtësi i Partizanit duhet të presë për të mësuar shkallën e dëmtimit. Ky lajm aspak i mirë vjen vetëm 4 ditë para derbit me Tiranën.

Pavarësisht kësaj, Partizani ka alternativat më të shumta në qendrën e mbrojtjes. Kujtojmë se Preka i kishte lënë pas dëmtimet që e shoqëruan gjatë dy sezoneve të kaluara me “demat”.

Pas ikjes së disa titullarëve, është ai që ka marrë shiritin e kapitenit.

preka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"