Sfida përballë Interit, Haland mund të thyejë rekordin e Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 15:19

Sfida përballë Interit, Haland mund të thyejë rekordin e Ronaldos

Erling Haland është në rrugën e duhur për të thyer një nga rekordet e pabesueshme të golave të Kristiano Ronaldos dhe mund ta bëjë një gjë të tillë në ndeshjen kundër Interit.

haland

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mban aktualisht rekordin për shifrën e 100 golave të shënuar në vetëm 105 ndeshje për Realin e Madridit. Sulmuesi i Mançester Sitit aktualisht ka shënuar 99 gola pas vetëm 103 paraqitjeve me Mançester Sitin.

Kjo do të thotë se atij i ka mbetur edhe një ndeshje tjetër për të mposhtur Ronaldon si lojtari që e arrin më shpejt shifrën e 100 golave në karrierë me një klub europian. Nëse Haland shënon një gol sot ai barazon CR7 dhe do të ketë në dispozicion edhe ndeshjen kundër Arsenalit për ta bërë rekordin të tijin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"