Sfidat e Kosovës në tetor, trajneri Foda: T’i fitojmë të dyja për të qenë të parët, për sulmin kam menduar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 16:03

Sfidat e Kosovës në tetor, trajneri Foda: T’i fitojmë të dyja për të qenë të parët, për sulmin kam menduar…

Kosova do të luajë në tetor dy takime të vlefshme për Ligën e Kombeve. Përballjet ndaj Lituanisë dhe Qipros do të marrin jetë respektivisht më 12 dhe 15 tetor. Para tyre foli trajneri i Kosovës, Franko Foda.

FRANKO Foda

Në konferencë për shtyp, Foda deklaroi:

“Objektivi ynë është i qartë, nëse dëshirojmë të jemi të parët në grup, duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet e radhës. Lituania është një skuadër cilësore dhe e tregoi këtë duke luajtur mirë kundër Rumanisë. Për ne është shumë me rëndësi që ta marrim vetëbesimin nga fitorja kundër Qipros dhe ta transferojmë në ndeshjen kundër Lituanisë.

Fillimisht do të kemi disa njësi stërvitore dhe do të shohim se si do të veprojmë me një apo dy sulmues. Por, nuk ka rëndësi sa sulmues do të jenë në fushë, por ajo që është e rëndësishme është që të kemi posedimin e topit dhe të imponojmë ritmin tonë të lojës.

Lituania ka cilësi të mira dhe e ka treguar këtë në ndeshjen kundër Rumanisë. Për ne, është jetike ta ruajmë ritmin që patëm kundër Qipros dhe atë vetëbesim ta transferojmë në këtë ndeshje. Por të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje kur ata lëshohen në kundërsulme, pasi kanë sulm të rrezikshëm.

Vedat Muriqi është shumë i rëndësishëm për ne dhe pa dyshim se është mungesë e madhe, por kemi alternativa. Rashica është opsioni i parë, ndërsa edhe Asllani dhe Rrahmani janë aty.

E kam vrojtuar me kujdes performancat e tij në Lugano dhe jam shumë i lumtur që ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën. Cilësitë e tij do të jenë një aset i vlefshëm për ekipin. Vendimi për portierin që do të vendoset në formacion do të merret pas stërvitjeve.

Meriton Korenicën e njohim mirë dhe është në listë të 50 lojtarëve. Tani është dashur të vendosim për 24 lojtarë për të cilët mendojmë se janë më të mirët në këtë moment, në përjashtim të Vedat Muriqit, i cili është i lënduar. Zëvendësimi i Selmanit me Muharrem Jasharin? Selmani është zëvendësuar për shkak të një lëndimi.

Versioni origjinal është se vendimi për përjashtimin e tyre është marrë bashkërisht nga unë dhe federata, pasi këta lojtarë kanë thyer rregullat e grumbullimit”, u shpreh Foda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"