Shans për medalje/ Dudaev “fërkon duart”, triumfi i iranianit rikthen në garë mundësin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2024 | 18:40

Shans për medalje/ Dudaev “fërkon duart”, triumfi i iranianit rikthen në garë mundësin e Shqipërisë

Islam Dudaev nuk ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e Paris 2024. Mundësi  i cili përfaqëson Shqipërinë, u mposht në çerekfinale nga sportisti nga Irani , Rahman Amouzadkhalili. 

 aaaa

Megjithatë një lajm pozitiv ka ardhur së fundmi, teksa Dudaev është rikthyer për ripeshkim në garë për medaljen e bronzit. E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili në gjysmëfinalen ndaj hungarezit Musukaev.  

dudaev

Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"