Shanset më të mëdha i kishin italianët, por do jetë Anglia me 8 skuadra në Kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 23:39

Shanset më të mëdha i kishin italianët, por do jetë Anglia me 8 skuadra në Kupat e Europës

Prania e tre skuadrave italiane në finalet e Kupave të Europës në këtë edicion rriste ndjeshëm shanset që Italia në sezonin e ardhshëm të paraqitej me 8 skuadra në kompeticionet ndërkombëtare. Roma në Ligën e Europës dhe Fiorentina në Ligën e Konferencës, mund t’ia jepnin këtë shans Serisë A.

asdsadsadsadsad

Por si për ironi të fati të dy humbën në finale dhe ato që përfituan në fakt ishin La Liga që u bë me 5 skuadra në Champions dhe Premier Liga me 8 skuadra në total në aktivitetet ndërkombëtare.

Uest Hemi sot siguroi praninë në grupet e Ligës së Europës, edhe pse kishte mbyllur kampionatin anglez në vendin e 14 dhe shpesh i rrezikuar për të rënë nga kategoria. Liverpuli dhe Brajtoni do ta shoqërojnë në këtë aktivitet.

Ndërkohë, në Ligën e Kampioneve janë konfirmuar Mançester Siti, Arsenal, Mançester Junajtid dhe Njukasëll. Kurse në Ligën e Konferencës do të jetë Aston Vila si përfaqësuese e Premier Ligës, e cila ka në çdo turne në edicionin e ri, pretendente serioze për fitimin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"